Report TV - Arkeologu Fatos Tartari: E vërteta për varret ilire? Kanë vlerë historike

  • 7 years ago
Arkeologu i njohur durrsak Fatos Tartari tha për Report TV se ndihet i shqetësuar nga fakti që gjatë gërmimeve për Velierën në Durrës po kontaktohen objekte të rëndësishme arkeologjike.

"Për mua si qytetar i Durrësit dhe si specialist i arkeologjisë që është marrë gjithë jetën e tij me nëntokën e Durrësit, kjo përbënte një segment të veçantë ku janë disa dëshmi historike. Durrësi ka një zhvillim të pandërprerë urban që të paktën fillon që nga viti i themelimit të saj 627 p.e.s. Në arkeologji studiohet deri në periudhën otomane në vitin 501", u shpreh Tartari.