Report TV - Korçë, grabitet një banesë pronari: Po festonim fejesën e djalit

  • 7 years ago
KORÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës ku dy persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur banesën e një biznesmeni në fshatin Kamenicë.

Sipas të dhënave, grabitësit kanë përfituar nga momenti kur në banesë nuk ishin të pranishëm anëtarët e familjes por vetëm rojet dhe pasi i kanë dhunuar dhe lidhur këta të fundit ata kanë mundur të grabisin një shumë të konsiderueshme parash që ndodheshin në kasafortë.

Vetë pronari i banesës, Nizami bezati, tregon se dy personat kanë hyrë në banesë gjatë kohës që ata ndodheshin në një festë familjare dhe pasi kanë lidhur dhe dhunuar dy rojet,kanë grabitur nga kasaforta e familjes rreth 1 milion lekë të reja ndërsa apelon për zbardhjen e ngjarjes

"Në banesë ndodheshin dy shokë të djemve për të ruajtur banesën. Dy persona njeri me kallash dhe tjetri me levë ishin futur në banesë, kishin lidhur dhe dhunuar djemtë morën lekët kasafortë dhe më pas ishin larguar. Nuk më interesojnë lekët por veprimi dhe dhuna ndaj familjes sime. Apel të kapen sa më parë autorët", u shpreh Vezati.

Grabitja ka ngjallur shqetësim edhe për banoret e tjerë të fshatit Kamenicë, të cilët kërkojnë angazhim te strukturave policore,për të parandaluar ngjarje te tilla.

Recommended