Report TV - Shkodër, Donald Lu ftesë të rinjve: Aplikoni për të studiuar në SHBA

  • 7 years ago
?Mundësitë për të studiuar jashtë vendit për studentët dhe të rinjtë në Qarkun e Shkodrës? ka qenë tema e aktivitetit ?Open Day? të organizuar në metropolin verior.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe ambasadori amerikan Donald Lu. Ministri Bushati theksoi se edukimi vendos dijen ne dispozicion të zhvillimit të vendit.

"Mundësitë e shkollimit që ofrojnë shtet dhe ambasada të ndryshme për studentët e talentuar dhe prindërit që nuk kanë mundësi që të paguajnë shkollimin e tyre.

Ne besojmë se nuk ka gjë më të rëndësishme se shkollimi. Kontributi i të rinjve në jetën publik është i jashtëzakonshëm", tha ai.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ambasadori i SHBA- së Donald Lu ndërsa ka ndarë eksperiencën e viteve të universiteti ka ftuar të rinjtë shkodran, që të aplikojnë në universitetet amerikane.