Rama: Koha për të votuar Vetting-un është tani, ultimatumet s’kanë lidhje me demokracinë

  • 7 years ago
Një ditë para seancës së thirrur për votimin e komisioneve të Vettingut kryeministri Rama i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në rrugën e arsyes dhe të mos mbajë peng reformën në drejtësi.
?Shumica parlamentare është gati duke i hapur rrugë vettingut dhe duke mbështetur pa asnjë rezervë gjykatësit dhe prokurorët të dalin të pastër nga ky proces historik. Koha është tani dhe opozita, përkatësisht partia Demokratike nuk mund të fshihet më në çadrën e luftës për pushtet duke braktisur detyrën e saj kushtetuese.?
Këmbënguljen e Bashës për qeveri teknike, kryeministri e quan një kërkesë të paarsyeshme të kreut të opozitës.
?Të thuash sot dua pushtetin në tavolinë pastaj shohim e bëjmë për vettingin është si të thuash karrigia ime nuk pret se po fundoset...
Kreu i qeverisë komentoi edhe qëndrimin që kreu i opozitës, mbajti ndaj apelit të ndërkombëtarëve për të mos bllokuar Vettingun.
?Të thuash që çadra ime është populli, atdheu dhe Europa e Amerika dhe të ulërasësh se çdo gjë tjetër përfshirë edhe qëllimet e mira të partnerëve tanë ndërkombëtarë janë, më falni për shprehjen, ?broçkulla?, është njësoj si të kesh hipur majë një pallati dhe të vësh alarmin se do hidhesh me kokë po nuk të dhanë çelësat e të gjithë pallatit. Ndjesë po, kësisoj ultimatumesh nuk kanë lidhje me demokracinë dhe sistemin pluralist ku qeverinë e cakton populli në zgjedhje , jo një njeri dhe çadra e tij partiake,? tha Rama.
Kryeministri tha në mesazhin e tij se vendit i duhet një drejtësi e re që garanton hetime të drejta për çdo shkelje të ligjit, ndërsa u shpreh u gatshëm të dialogojë me opozitën për çdo kërkesë të arsyeshme./Tv Klan

Recommended