Report TV - Thyen xhamin e bankës me gurë futet brenda por nuk gjen paratë

  • 7 years ago
Një bankë e nivelit të dytë në Tiranë është tentuar të grabitet në rrugën "Hamdi Cinoimeri".

Policia bën të ditur se rreth orës 00:17 pas mesnate, është aktivizuar sinjali i një banke të nivelit të dytë. Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar videon ekskluzive të tentativës së grabitjes së bankës.

Autori ka thyer xhamat e bankës me gurë, është futur brenda por nuk ka marrë asgjë pasi s'ka gjetur paratë. Sipas policisë, autori ka kontrolluar sirtarët e bankës por pa mundur që të marrë gjë.

?Gjithçka ka ndodhur në 20 sekonda dhe autori është larguar duarbosh, ndërkohë që kishte rënë alarmi i bankës. Policia ka identifikuar autorin i cili mësohet se është 25 vjeç dhe me precedent penal.

Recommended