Report TV - Polici 'trafikant' në lot: Jam pa bukë, kam vajzën me kancer

  • 7 years ago
SHKODER- Sot po jepet masa e sigurisë për 16 nga 17 të arrestuarit (njëri ndodhet në Tiranë) që akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Të parët që janë paraqitur në gjykatë kanë qenë kryepleqtë, Dritan Lisaj dhe Gjin Lushi.

Organi i akuzës ka rreth 10 faqe transkriptime, ku të dyshuarit komunikojnë me kode me njëri tjetrin.

Ndërsa për policin Ardian Loci, prokuroria ka paraqitur si provë një transkriptim telefonatash ku dyshohet se Loci dekonspironte aksionet e policisë.

Mes lotësh për situatën e vështirë familjare efektivi i FNSH i ka cilësuar të pavërteta akuzat ndaj tij.

Loci në mes lotësh deklaroi se punonte prej 21 vitesh në polici ndërsa ishte arrestuar pasi ishte kthyer nga shërbimi prej 4 ditesh në Peshkopi.

Ai u shpreh se ka vajzën me kancer, ndërsa bashkëshortja shtatzënë prej 3 javësh është e sëmurë. Dekonspirimet e telefonatave i ka cilësuar të pavërteta.