Meta: Në darkën me Ramën diskutuam për “Vettingun” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur sot në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, pas takimit që ai zhvilloi me tre senatorët italianë Vannino Chiti, Roberto Cociancich dhe Pietro Liuzzi. I pyetur për darkën me kryeministrin Rama një natë më parë, Meta u shpreh se me Ramën ka diskutuar për reformën në drejtësi, Vettingun dhe ecurinë e dialogut politik për të garantuar zgjedhjet e ardhshme. Kryetari i Kuvendit foli edhe per bojkotin e Kuvendit nga opozita. Meta u shpreh kundër këtij vendimi ekstrem të demokratëve, duke kërkuar rikthimin e opozitës në Kuvend, pasi sipas tij, Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. ?Dy çështje dua të nënvizoj rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese dhe së dyti rëndësinë e dialogut për të garantuar zgjedhjet sipas standardeve evropiane të dialogut të bashkëpunimit?, tha Meta ?Parlamenti është i opozitës, mazhoranca ka qeverinë, është gjithnjë e mirëpritur që të çojë përpara Reformën. Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. do të bëjmë të gjitha përpjeket, jemi në një moment për të ecur përpara në Reformën në Drejtësi?, u shpreh Kreu i Kuvendit. Meta theksoi se, ?Negociatat nuk hapen pa u zbatuar Vettingu dhe pa u realizuar zgjedhjet sipas standardeve. Të bashkojmë forcat për të ecur në këto dy drejtime?. ?Kuvendi do të zhvillojë në mënyrën më transparente procedurat që i takojnë për të ecur në zbatim të kushtetues të Reformës në Drejtësi?, tha Meta. Sa i takon mbledhjes së kryesisë së LSI, Meta tha se ajo ka qenë e planifikuar dhe nuk erdhi pas darkës me Ramën. ?Mbledhja ka qenë ë planifikuar më parë, Të gjithë duhet të punojmë që 18 qershori t?i japë notën më të mirë Shqipërisë?, tha Meta.

Recommended