PD çon në kuvend vettingun për politikanët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike nuk ka humbur kohe pro ka dorezuar menjehere ne kuvend amendamentin per te kthyer ne ligj nismen e vettingut per politikanet. Luzim Basha deklaroi vendosmerine e opozites per te pastruar nje here pergjithmone politiken nga te inkriminuarit. Ai leshoi sfiden e hapur per kundershtarin e tij politik te cilit I kerkoi te mos e pengoje.



Vetingu i politikaneve nderpret mandatin e deputeteve dhe kryebashkiakeve te lidhur me krimin, dhe pamundesine per te garuar,. Projektligji eshte ne kuvend , eshte i njejti tekst me vetingun ne gjyqesor.Ka aardhur koha te shprehen pro ose jo vetingut edhe Rama dhe mazhoranca. Kjo eshte nje emergjence kombetare.

 

Kreu i partise demokratike u shpreh se asnje prej subjekteve politike te rreshtuar ne koampin opozitar nuk I trembet vetingut te politikaneve.

 

Basha u pyet nese do te takohet me liderin e mazhorances por ai la te kuptohet se rama duhet te jape garancine se nuk do te bllokoje iniciativen ligjore.



Nuk kam pasur e nuk do te kete asnje kontakt jashte procedures parlamentare, koha per te dredhur bishtin mori fund nje gjysme ore me pare. Edi Rama ka per detyre te thote nese do te votoje pro ose kunder ligjit.

 

Kreu i demokrateve e quajti emergjence kombetare fillimin e procesit te vetingut ndaj politikaneve. Duke iu referuar situates se renduar kriminale Basha riperseriti qendrimin se qeveria eshte e kapur nga bandat.

Recommended