PD çon “CEZ” në Kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka depozituar ne Kuvend projektligjin per hetimin e plote ndërkombëtar te aferës se CEZ-it. Ne nje nga nenet kryesore te draftit te opozitës, theksohet se hetuesit duhet te jene eksperte ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara, ose te vendeve te Bashkimit Europian, edhe pse hetimi do te udhëhiqet nga Prokurori i Përgjithshëm. ?Prokurori i Përgjithshëm, brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ngarkohet të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me organe ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe/ose vendeve të Bashkimit Europian, të cilat shprehin gatishmërinë për të ndihmuar në hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të akuzave të bëra publike mbi çështjen ?CEZ SHPËRNDARJE sh.a.? me Qeverinë shqiptare. Objekt i marrëveshjes është caktimi i prokurorëve të organit ligjzbatues të huaj për të hetuar mbi çështjen ?CEZ SHPËRNDARJE sh.a.? me Qeverinë shqiptare, me qëllim zbardhjen e plotë dhe individualizimin e përgjegjësisë penale për personat përgjegjës?. Nëpërmjet hetimit, opozita synon te zbardhe dhe te provoje te gjitha akuzat e javëve te fundit, ku i shenjestruari kryesor ka qene kreu i kuvendit, Ilir Meta, por edhe prapaskenat e marrëveshjes se qeverise Rama me CEZ-in per mosdergimin e çështjes ne arbitrazh. Partia Demokratike ka paralajmëruar gjithashtu se ne fillim te kësaj jave do te dërgoje ne Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen qe sipas saj është bere ne dem te interesave te vendit dhe qytetareve shqiptare.