Grabitja në aeroportin e Rinasit/ Policia sekuestron 50 mijë euro, ishin fshehur në frigorifer

  • 7 years ago
Policia e Shtetit vazhdon ende operacionin për dokumentimin e plotë me prova ligjore të grabitjes së ndodhur në Aeroportin e Rinasit me datë 30 Qershor 2016, si dhe për kapjen e autorëve:

Në vijim të punës për dokumentimin me prova ligjore, për sekuestrimin e provave si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të grabitjes së vlerave monetare në Aeroportin e Rinasit që transportoheshin nga policia private ?Nazeri 2000?, policia njofton se:

Në Elbasan në banesën e A.P, i shpallur në kërkim nga ana jonë si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme Eurosh

Paratë ishin futur ne qese plasmasi dhe ishin fshehur në frigorifer.

Sasia e parave kap shumën 50.000 Euro të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dyshohet se janë para të grabitura në ngjarjen e 30 Qershorit 2016./tvklan.al

Recommended