Basha: Darka Rama – Meta, pazar per zgjedhjet

  • 7 years ago
Darkën e të martës mes dy krerëve të koalicionit qeverisës Lulzim Basha e quajti Pazar, në kurriz të zgjedhjeve të lira. Teksa komentoi takimin e tyre, për herë të parë që prej ngritjes së çadrës para kryeministrisë, Basha përmendi edhe emrin e Ilir Metes dhe tha se nuk do të ketë asnjë kompromis me zgjedhjet.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: Le ta dëgjojnë mirë Edi Rama dhe Ilir Meta. Jo një, po 10 darka le të hanë, buka e popullit do u ngecë në fyt. Nuk ka pazar me zgjedhjet e lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizja e një partie politike, por lëvizje popullore. Unë nuk jam drejtues politik, por ushtar i kësaj kauze.

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve nga Tirana e Brukseli për rikthimin e opozitës në Kuvend, Lulzim Basha është i vendosur për t?i shkuar deri në fund betejës për rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, si e vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

Thirrjeve të kreut të demokratëve iu bashkuan në ditën e pestë të protestës edhe naftëtarë të Fierit dhe banorë të Zharrëzit, që protestojnë prej disa javësh kundër kompanisë Bankers Petrolium./ TV KLAN

Recommended