Report TV - Bushati: Kundër atyre që thonë se reforma në drejtësi po bëhet nga të huajt

  • 7 years ago
SHKODER-?Nuk bie dakord me nostalgjikët e filmave me diversantë që kërkojnë ta portretizojnë këtë reformë si ndërhyrje e të huajve në punët tona, apo si cënim sovraniteti. Sepse besoj fuqimisht që kjo reformë është konkretizim i ndërgjegjes kolektive e cila kërkon ndryshim.?

Kështu është shprehur sot ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë fjalës së tij në 60-vjetorin e Universitetit të Shkodrës.

?Reforma në drejtësi dhe procesi i anëtarësimit në BE. Ritmi dhe cilësia e reformave në këtë proces mbartin një leksion të madh, edhe pse në dukje mund të tingëllojë cinike: pas rreth tre dekadash e kemi të vështirë të pranojmë se përveç bashkëpunimit më të tjerët duhet të ndërtojmë një kulturë të re politike larg blloqeve të çimentuara. Thelbi i reformës në drejtësi është se kemi nevojë për më shumë drejtësi. Kemi nevojë për ndërtimin e një shoqërie kohëzive që orientohet nga sundimi i së drejtës, që higjenizon jetën publike, kornizon tregun, zbut hendekun e pabarazisë dhe ndihmon zhvillimin e vendit. Nuk ka shoqëri të zhviluar që nuk bazohet në sundimin e së drejtës. Nuk ka zhvillim ekonomik të qëndrueshëm pa mburojën e së drejtës.Prandaj nuk bie dakord me nostalgjikët e filmave me diversantë që kërkojnë ta portretizojnë këtë reformë si ndërhyrje e të huajve në punët tona, apo si cënim sovraniteti. Sepse besoj fuqimisht që kjo reformë është konkretizim i ndërgjegjes kolektive e cila kërkon ndryshim.?

Recommended