Sqarohet projekti “veliera” në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e kulturës Mirela Kumbari dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, sqaruan ne Komisionin e Medias projektin ?Veliera?. Ata mohuan akuzat e bëra nga pjesëtare te shoqërisë civile, qe pretendojnë se punimet ne sheshin para portit kane dëmtuar vlera te arkeologjisë. Ministrja Kumbaro tha se sheshi ku po bëhen punimet nuk i përket zonës A, e përcaktuar nga ligji si hapësire ku mund te punojnë vetëm arkeologe dhe jo punëtore te thjeshte. Kryebashkiaku i Durrësit Dako, tha se punimet ne zonën ku jane gjetur objektet arkeologjike janë pezulluar. Vendimi final sipas tij u takon eksperteve te fushës. Deputete te opozitës akuzuan qeverinë se ka dhënë 6 milionë dollarë per ndërtimin e nje vele betoni pranë portit, ndërkohe qe me këto para mund te shkonin per te pastrehët, si dhe për hapjen e vendeve te reja te punës.

Recommended