Report TV - Tiranë, tenton të grabisë kazinon me një pistoletë lodër

  • 7 years ago
TIRANË-Një kazino është tentuar të grabitet mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ''Selvies'', në kryeqytet.

Por tentativa e autorit ka dështuar pasi roja i kazinosë e ka goditur me grusht. Nga goditja, autorit i ka rënë nga dora pistoleta e cila ka rezultuar lodër.

Burime për Report Tv mësojnë se ky person dyshohet të ketë kryer edhe grabitje të tjera, me pistoletë lodër.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po kryen të gjitha hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Recommended