8 ton drogë me origjinë nga Shqipëria sekuestrohet në Itali - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një sasi rekord prej 8 tonësh marjuane është sekuestruar nga policia italiane dhe sipas autoriteteve ngarkesa vinte nga Shqipëria. Droga është gjetur ne nje kamion me rimorkio dhe Guardia Di Financa ka prangosur nje shtetas maqedonas 38-vjeçar, qe ishte shoferi i kamionit. Siç raporton ?Venecia Today?, operacioni i karabinierëve te Ankones ka nisur menjëherë sapo kamioni i tipit TIR, ka zbarkuar në portin e këtij qyteti e sipas mediave italiane, policia ishte në dijeni të ngarkesës së drogës, por e ka lënë të kaloje doganën me qëllim gjetjen e destinacionit final të dorëzimit të saj. Policia e Ankonës është vënë në ndjekje të kamionit, i cili fillimisht ka udhëtuar drejt Milanos e më pas ka ndryshuar drejtim për në Venecia. Në një pikë furnizimi, karburanti në provincën e Venecias, drejtuesi i kamionit ka braktisur rimorkon me ngarkesën e drogës dhe ka rinisur udhëtimin vetëm me kamion e tij. Nuk dihet nëse ky ishte vendi i dorëzimit të drogës apo drejtuesi i automjetit e ka lënë, pasi ka nuhatur ndjekjen nga policia italiane. Në rimorkion e braktisur policia italiane ka gjetur 8 tonë marijuanë e mbuluar me material polisteroli. Drejtuesi i kamionit është arrestuar në afërsi të autostradës me drejtim Triesten e me shumë gjasa po rikthehej në Shqipëri përmes rrugës tokësore. Ende nuk ka nje informacion nga policia italiane për gjithë operacionin.