Hiqet licenca e kompanisë private - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e shtetit hoqi licencën për shoqërinë e ruajtjes fizike, e cila ra pre e grabitjes së parave në rrugën e Rinasit. Sipas policisë, automjetet ishin jashtë standardeve, madje nuk plotësonin as kushtet minimale te përcaktuara ne udhëzimin e Ministrit te Brendshëm i firmosur ne vitin 2015. Por krahas kushteve që ata ofronin, kreu i shoqatës së shoqërive të ruajtjes fizike Veli Myftari, tha se janë vetë bankat ato qe nuk shpenzojnë aq sa duhet për shërbimin. Në një intervistë për Vizion Plus, Myftari thekson se bankat nuk humbin asnjë lek nga te tilla grabitje, por nga ana tjetër, nuk marrin mundimin te shpenzojnë për sigurinë. Myftari përshëndeti dhe vendimin per heqjen e licencës se shoqërisë, ndërsa theksoi se ka ardhur momenti per rishikim te te gjithë dokumentacionit. Për ngjarjen, policia mban të arrestuar vetëm 6 punonjësit e shërbimit privat te sigurisë, te cilët nuk vepruan ne momentin e grabitjes.

Recommended