Beqaj: Kush nuk merr provimin, i hiqet licenca - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra mjeke pritet te pushohen nga puna dhe t`u hiqet licenca per te ushtruar profesionin, per shkak se ne pese vite nuk kane ndjekur asnjë trajnim apo seminar. 850 mjeke, farmaciste dhe stomatologe, ne te gjithë vendin e kane zero kuotën e krediteve, ndërsa 1200 te tjerë janë nen minimumin e kërkuar prej 30 kredite ne vit. Mjekeve u është lëne vetëm pese muaj afat për plotësimin e kreditove, ndërkohe qe nje pjese e mjekeve qe rrezikojnë vendin e punës janë profesorë qe punojnë ne QSUT. Mjeket e kane detyrim te profesionit qe te jene pjese e edukimit ne vazhdim. Kjo behet përmes ndjekjes se trajnimeve te ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Mjeket nuk testohen për njohuritë e marre ne to, por mjafton prezenca ne seminare, gjë qe një pjese e madhe nuk e bëjnë. Ndaj për here te pare qendra e akreditimit te tyre, ka vendosur te marre masa. Ne një deklarate te bere kohe me pare Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka deklaruar se nëse do te bazoheshim ne standardet e edukimit ne vazhdim, 40% e mjekeve duhet ta dorëzonin bluzën e bardhe.

Recommended