Zhvendoset Teatri i Operës e Baletit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teatri i Operës dhe Baletit shpërngulet pranë Ministrisë së Kulturës. Inventarizimi i objekteve të ndodhur në këtë godinë të vjetër, ku për 60 vite nuk është ndërhyrë, ka nisur prej disa kohës, por 20 shkurti do t?i gjejë të gjithë trupat e këtij teatri në një tjetër hapësirë, pranë Ministrisë së Kulturës në Kinostudio. Vetë ministrja Kumbaro siguroi se artistët i kanë të gjithë ambientet gati për të nisur punën. Megjithatë për publikun nuk ka ende gati një kalendar artistik me data dhe tituj të përcaktuar. Drejtoresha e këtij institucioni, theksoi gjithsesi se në kalendarin e ri, trupat do të performojnë me tre programe, Opera tur, ku parashikohen shfaqje jo vetëm në disa rrethe, por edhe përtej kufijve. Opera histori, ku do të rikujtohen veprat e pluhurosura në fond dhe opera Open Air që do të nis si program sapo klima të jetë e favorshme që trupat e artistëve të performojnë në ambiente të hapura.
Recommended