Orët e fundit të negociatave Ahmeti-Gruevski - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti të skadimit të afatit të të mandatuarit Nikolla Gruevski për të formuar qeverinë, ka intensifikuar takimet me kryesinë e ngushtë të partisë, ku duhet të merret vendim se a do të hyjë kjo parti në qeverinë e re. Jozyrtarisht mësohet se jo të gjithë anëtarët e kryesisë mbështesin hyrjen në qeveri me VMRO-DPMNE-në. Kryetari i komunës së Kërçovës nga rradhët e BDI-së Fatmir Dehari, gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar, ka thënë se do të preferonte që kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski të mos ishte partner, por kundërshtar sepse sipas tij, retorika e Gruevskit nxit motive nacionaliste. Sipas Deharit partitë politike që negociojnë për formimin e qeverisë nuk duhet të kenë primare interesat personale ose të grupacioneve politike por interesat e përgjithshme të qytetarëve.

?Me rëndësi është bashkëpunimi i të gjithëve, nëse u qasemi problemeve nga këndvështrimi i qytetarit, atëherë kjo do të na motivojë të gjithëve për të bashkëpunuar që qytetarët tanë t?i shohim në një jetë më të mirë. Për mendimin tim, për këtë shtet,është më se e nevojshme funksionimi i një organi hetues të pavarur dhe organeve gjyqësore të pavarura?, thotë Fatmir Dehari.

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar përsëriti qëndrimin e ndërkombëtarëve se vendit i duhet një qeveri që do të angazhohej në zbatimin e reformave urgjente. ?E rëndësishme është që të fitojmë një qeveri që do të angazhohet seriozisht, sinqerisht dhe tërësisht në zbatimin e reformave urgjente prioritare e që janë të përmendura në raportin e KE-së. Ne besojmë se axhenda evropiane mund të bashkojë të gjitha partitë, jo patjetër Qeverinë, por të gjitha partitë që ta mbështesin atë, të mbështesin reformat kur të arrijnë në parlament?,ka thënë ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

LSDM në pritje të mandatit
LSDM opozitare pret që mandatarit Gruevski t?i skadojë afati për formimin e qeverisë dhe mandati t?i dorëzohet partisë së dytë fituese. Sipas nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mançevskit, deklarata e përbashkët e partive shqiptare është pjesërisht kompatibile me platformën e LSDM-së dhe pjesërisht jo, por për këtë do të deklarohen pasi të marrin mandatin.

?Ne e presim mandatin për formimin e qeverisë. Me të vërtetë vlerësojmë se në Maqedoni është koha për zbatimin e një koncepti të ri për jetë më të mirë të qytetarëve. Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë platformë të tri partive shqiptare, edhe ne kemi platformën tonë, të cilën do ta prezantojmë para opinionit. Deklarata e partive shqiptare është kompatibile në një pjesë dhe në një pjesë jo?, ka deklaruar nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançeski.

VMRO-DPMNE, përmes një kumtese më shkrim, ka njoftuar opinionin se sa e dëmshme është LSDM-ja kur është në pushtet. ?Gjithmonë kur LSDM do ta rrëmbejë pushtetin ose ndonjë funksion, ajo do të thotë shkatërrim të institucioneve dhe destruksion të shtetit. Kontrabanda, korrupsioni dhe pasurimi i...

Recommended