Konfirmohen 81 raste të reja në orët e fundit/ 18 pacientë në gjendje kritike - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 81 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Përditësimi i shifrave këtë të hënë u bë nga Eugena Tomini, e cila deklaroi se të testuar janë vetëm 267 persona.?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 267 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 81 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë.?Në të dy spitalet COVID, vijon të ketë pacientë të shtruar që janë në gjendje kritike për jetën. Nga 123 persona që kanë nevojë për kujdes mjekësor, 18 ndodhen në terapi intensive dhe tre të intubuar.
Recommended