Rendohet situata ne Spitalin Infektiv, 82 raste te reja oret e fundit |Lajme-News
  • 4 years ago
Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të enjte se situata në Spitalin Infektiv vijon të jetë serioze. Atje është rritur numri i të shtruarve dhe është rënduar situata shëndetësore e pacientëve që ndodhen në terapi intensive.

Nga 84 të shtruar gjithsej 11 prej tyre janë në terapi intensive dhe 6 prej tyre janë futur në frymëmarrje të drejtuar, në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me koronavirus dhe analizat kanë arritur të zbulojnë 82 raste pozitive.

?Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër?.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Deri më tani, ndryshe nga ditët e tjera gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë viktimë për shkak të Covid-19. Gjithsesi Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët që të tregojnë kujdes për respektimin e rregullave.

?Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën; Ruani higjienën personale dhe kolektive?.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri ka shkuar në 3188. Deri më tani në vend shënohen 83 humbje jete nga sëmundja./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended