Report TV - Klos, familja Deda në varfëri ekstreme pa drita e rrezikon t'ju shembet shtëpia

  • 7 years ago
KLOS-Një familje prej tre anëtarësh në fshatin Fullqet në Bashkinë Klos jeton në kushte ekstreme të varfërisë.

Pa një banesë për të futur kokën, pa punë e pa të ardhura familja Deda e ka të pamundur për të garantuar edhe jetën e vajzës së vogël vetëm 1 vjeç e gjysmë.

Prej një viti në dhomën ku ata jetojnë mungon edhe energjia elektrike dhe natën, për t?i shërbyer vajzës së vogël, ata përdorin një elektrik dore, të cilin gjatë ditës e karikojnë te komshijtë. Për këtë familje më i madh është rreziku i shembjes së banesës.

Ndërsa e zonja e shtëpisë tregon se bashkia i ka lidhur nje ndihmë ekonomike prej 60 mijë lekësh në muaj, por ajo nuk mjafton për asgjë.

U bë kohë që kjo familje i shtyn vaktet vetëm me çaj. Edhe rezerva e miellit për këtë familje janë drejt fundit.

Ata i bëjnë apel shtetit për t?i ndihmuar, të paktën për vajzën vetëm 1 vjeçe e gjysmë, e cila është e detyruar të vuaj në varfëri së bashku me prindërit.

Recommended