Report TV - Për Vokshin, Milan Kundera është Kundura. Ja si shprehet

  • 7 years ago
Kur merr përsipër të heqësh paralele në situata të ndryshme duke përmendur filozofë apo shkrimtarë, bën mire që të dish sesi quhen realisht.

Por ja një situatë groteske sot në parlament ku duket hapur se jo vetëm vepra nuk është lexuar, por as emri nuk i është mësuar korrekt.

Deputetja demokrate Albana Vokshi teksa përmend disa personalitete të shquara të letrave, njërit prej tyre nuk di t?i shqiptojë mirë as emrin. Emrin e Milan Kundera, shkrimtarit çek që më pas jetoi si një francez i natyralizuar, Vokshi e shqipton Kundura.

Duke e dëgjuar sesi tingëllon, Vokshi minimalisht duhet të kishte marrë informacion korrekt mbi shkrimtarim me famë botërore para se të lexonte fjalimin që po jua sjellim më poshtë.

Por për Vokshin, shprehjet e ?Kundurës? i përdor Rama për t?ua shpëlarë trurin shqiptarëve.

Recommended