Stop - “Rilindja e shendetesise” dhe rasti i trishte i vogelushes Rea Goxhari! (25 janar 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Në këto ditë gripi ?Stop? ka siguruar emailet e ministrit Ilir Beqaj për vaksinat.Por Rilindja e shëndetësisë është tashmë cdo ditë në retorikën e kryeministrit Rama dhe ministrit Beqaj. Sipas shtetarëve të lartë, atë nuk e shohin vetëm ata, që nuk kanë shkuar në spitale. Por ?Stop? ka shkuar në QSUT dhe sjell historinë e trishtë të së miturës Rea Goxhari, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë. E ëma, Enkelejda Goxhari apelon për ndihmë, në mënyrë që ta shpëtojë të voglën,që qëndron prej 6 muajsh në spital, duke e nisur jashtë shtetit.

Kronike me e zgjeruar:
Emisioni ?STOP?, që transmetohet në ekranin e Televizionit Klan, solli mbrëmjen e së martës historinë e trishtë të Reas, vajzës 12 - vjeçare nga qyteti i Tepelenës, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, e quajtur karsinoma renale. E ëma, Enkelejda Goxhari apelon për ndihmë, në mënyrë që ta shpëtojë të voglën, e cila qëndron prej 6 muajsh në spital. Kjo vajzë kërkon një specializim të mëtejshëm jashtë vendit, për t?i shpëtuar jetën. Kjo histori vjen në një kohë kur retorika e fjalive standarde të Kryeministrit dhe Ministrit të Shëndetësisë është se ?Rilindja e Shëndetësisë? i ka bërë njerëzit të jenë më pozitivë nga shërbimet që marrin.

Ndërkohë, ?STOP? ka siguruar email -et e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për vaksinat, i cili tërheq vëmendjen për aplikimin e vaksinës së gripit në këto ditë të ftohta, një problem që duket se e ka shqetësuar Ministrin. Po për Rean kush do të kujdeset? Kush do të indinjohet dhe shqetësohet? Kush do t?i kthejë një përgjigje kësaj vajze, që çdo ditë po lufton me jetën? Kush do t?ia kthejë buzëqeshjen dhe kënaqësinë për të shijuar edhe ajo si gjithë fëmijët e tjerë, adoleshencën e saj?

?Të nderuar kolegë,

Tërheqim vëmendjen për aplikimin e vaksinës së dërguar në janar të 2016 për popullatën dhe grupet në risk për mbrojtjen nga epidemia e gripit.

Më poshtë po rendisim rrethet që kanë shqetësuar personalisht ministrin e Shëndetësisë, z. Beqaj, për ecurinë negative të % së aplikimit të dozave.

Informacion nga ISHP- ja deri në 14 janar 2017:

Durrës 33%, Kruja 52%, Librazhdi 52%, Fieri 46%, Mallakastra 8.8%, Gjirokastra 29.3%, Tirana 30% etj.?

Nëna e Reas rrëfen se, prej gjashtë muajsh ndodhet bashkë me të bijën në spital, pa mundur të marrë mjekimin e nevojshëm, për shkak se askush nuk di t'i japë mjekimin e duhur.

?Kam gjashtë muaj këtu në këtë spital dhe asnjëherë nuk bëri diçka, që ajo vajzë të bënte mjekim. Jo sepse nuk donin, por sepse nuk dinë. Rean unë atje lart e kam lënë me kriza të forta dhe i kërkova ndihmë shtetit, z. Kryeministër, por nuk deshi. Për Rean unë thjesht kërkoj ndihmë, që edhe ai fëmijë 12 vjeç të mund të jetojë e të mund të vazhdoj jetën dhe të shkoj tek vëllai i saj. Zoti Kryeministër nuk të kërkova ndihmë, që t?i ushqej këta dy fëmijë sepse duart i kam me kallo. Të kërkova ndihmë thjesht t?i s...

Recommended