Xing me Ermalin/ “Kerkoi biçiklete para se të vdiste”, historia e trishte e vogelushes

  • 5 years ago
?Kërkoi biçikletë 4 orë para se të vdiste?, historia e trishtë e vogëlushes (Video)
?Ti je një luledielli? mban emrin fushata sensibiliezuese, e cila dhuroi dritë dhe mijëra buzëqeshje për fëmijët në nevojë.
Albana Osmani, prezantuesja e njohur, e cila është edhe iniciatorja e kësaj fushate tregoi një histori prekëse të një vajze të vogël nga Kosova. E ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? moderatorja tha se ajo vajzë e vogël vetëm 4 orë përpara se të vdiste kishte kërkuar një biçikletë të kuqe nga ?Ti je një luledielli? sepse donte të shkonte larg.
?I kërkova fëmijëve të shkruanin dëshirat e tyre dhe shumë prej tyre kërkonin Ipad, Iphone, ishte një ngërç se si t?i postoja, por pasi fola me psikologen dhe ajo më tha? Fëmijët janë gjithë kohën të izoluar dhe shumë njerëz i kanë braktisur. I thash që nuk do ta mendoj dhe do ta postoj këtë. Disa të tjerë kërkonin makina, kostume personazhesh për fëmijë. Një vajzë nga Kosova na kërkoi që të takonte Capita T dhe dy kolegë të tij dhe ai me modestinë më të madhe iu përgjigj kërkesës. Pak javë më parë që zhvilluam ceremoninë në Kosovë, takova psikologen e pavionit dhe më tha: Të kujtohet vajza që kërkoi Capital T? Po, i thash. Dhe ajo më tregoi se vajza 4 orë para se të ndërronte jetë kishte thënë: A mund të shkruaj një dëshirë te Luledielli, dua ti kërkoj një biçikletë të kuqe sepse dua të shkoj larg?, tregoi Osmani/tvklan.al

Recommended