Report TV - Vlorë, vajzës i vjedhin portofolin në autobus, kontrollohen pasagjerët

  • 7 years ago
VLORË-Një studente në qyetetin e Vlorës në momentin që ka hapur çantën për të paguar biletën e autobusit ka vënë re se i mungonte portofoli.

Sapo konstatoi vjedhjen ajo ka telefonuar në numrin e policisë të cilët kanë bllokuar menjëherë lëvizjen e autobusit dhe kanë kontrolluar çdo pasagjer para se të zbriste.

Pas kontrollit që i është bërë çdo pasagjeri në autobus portofoli nuk është gjetur.

Ngjarja është ndjekur me kureshtje nga kalimtarët ndërsa pas kontrollit policia ka shoqëruar studenten.

Recommended