Treni që afroi erën e luftës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky tren i nisur nga Beogradi, qe do te kishte si destinacion Mitrovicën, ishte nje premtim i hershem i Serbisë, per te lidhur banoret me serbet qe jetojnë ne veri te Kosovës. Duke e pare edhe si nje lloj joshjeje për elektoratin, qeveria e Aleksander Vuçiç, kishte vendosur qe, 18 vjet pas bombardimeve te NATO-s te rikthente linjën e dikurshme te rregullt Beograd-Mitrovice, me nje tren te dhuruar nga Rusia. Si per te treguar rendesine e kësaj linje te konsideruar te rëndësishme nga serbet per lëvizjen e popullsisë, ne nisje te udhëtimit i pranishëm ishte edhe shefi i zyrës per Kosovën ne qeverinë serbe, Marko Gjuriç. Por udhëtimi nuk përfundoi, pasi treni u ndal ne stacionin e fundit përpara hyrjes ne Kosove, ate te Rashkes. Pas kërkesës se autoriteteve kosovare, kryeministri serb Vuçiç urdhëroi kthimin pas te tij.Provokimi erdhi nga serbet, pasi treni ishte dekoruar me flamuj serbe e me mbishkrimin Kosova është Serbi, i shkruar në 20 gjuhe. Nuk mungonte as ikonografia mesjetare. Gjate udhëtimit, pasagjeret kënduan edhe këngë patriotike serbe. Kryeministri serb Vuçiç akuzoi Prishtinën se po bënte lojëra lufte. Ai ngriti shqetësimin tek ambasadori rus ne Serbi, Aleksander Cepurin, duke thene se shqiptaret po tentonin te nisin përleshje ne veri te Kosovës. Kjo ishte përplasja e dyte mes Kosovës e Serbisë brenda pak ditësh, pasi tensionet u ngritën me ndalimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ne France. Ndërsa kreu i AAK-se është liruar me kusht nga Gjykata e Colmarit, Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij me pretendimin se ka prova per krime lufte. Ndonëse nuk kane lidhje me njera-tjetrën te dyja këto çështje kane ngritur pikëpyetje se cila do te jete e ardhmja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Recommended