Report TV - Tiranë, gruaja shtatzënë apel për ndihmë: Dua strehë për fëmijët
  • 7 years ago
Thirrja për të mbledhur të pastrehët në qendra sociale, e ka sjellë këtë nënë të dy fëmijëve të mitur në qendrën sociale të Laprakës.

Anila Bardhi është 25 vjeç. Djali i saj i madh është 4 vjeç dhe i vogli 2 vjeç, ndërkohë që është duke pritur fëmijën e tretë.

Në këto ditë të ftohta dimri Anila kërkon ndihmë. Dëshiron banesë sociale, ose bonus qiraje, pasi nuk është më në gjendje të paguajë vetë qiranë.

??Unë kam ardhur se më ka përzënë pronarja e shtëpisë pasi kisha dy muaj që nuk kisha paguar qiranë. Më nxori jashtë me dy fëmijët. I bëj thirrje Erion Velisë, Edi Ramës, të më ndihmojë për ndonjë banesë sociale. Lajmërova policinë që të më ndihmonte. Ju lutem, më ndihmoni??,- bën thirrje për ndihmë Anila.
Recommended