Gruevski mbledh aleatët e vegjël - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski është takuar gjate te martës me partitë me te vogla te koalicionit per Maqedoni me te mire. Por zyrtaret e VMRO-se deklarohen shume te rezervuar ne lidhje me negociatat per qeverinë, nje dite pas marrjes se mandatit. Sipas tyre, gjate ditëve ne vazhdim pritet te ketë diçka me konkrete ne lidhje me bisedimet. Ne anën tjetër, burime pranë Bashkimit Demokratik per Integrim i kane bere te ditur mediave se te gjitha opsionet janë te hapura. Forca politike e Ali Ahmetit deklaron se nuk ka patur ende nje takim me te mandaturain per formimin e qeverise Gruevski, apo me ndonjë nga partitë e tjera maqedonase. Dy forcat e tjera politike shqiptare, Lëvizja Besa dhe Aleanca per Shqiptaret janë deklaruar se nuk do te bashkëpunojnë me asnjë nga te dyshuarit nga Prokuroria Speciale, duke përjashtuar ne kete mënyre nje aleance me Gruevskin. Me e tërhequr duket PDSH-ja, e cila është edhe vete ne proces riorganizimi pas dorëheqjes se liderit te saj Menduh Thaçi. Analistet politike ne Shkup e parashikojnë shume te vështirë per Gruevskin te arrijnë nje marrëveshje me ndonjë nga forcat politike shqiptare, edhe per shkak te platformës se përbashkët te tyre qe parashikon rritje te përfaqësimit dhe kushteve per shqiptaret ne Maqedoni.

Recommended