Grevistët e Zharrëzës përfundojnë në spital: “Bankers” po na vret! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
7 ditë nga nisja e grevës së urisë, tre nga dhjetë banorët e Zharrëzës ne Fier, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ambulanca ka marre grevistet për t?i transportuar në spitalin rajonal të Fierit. Edhe pse jo në gjendje shumë të qëndrueshme, grevistët janë shprehur se greva e urisë do të vazhdojë dhe nuk do te ketë kthim mbrapa. Te ngujuarit ne grevën e urisë kërkojnë qe kompania ?Bankers Petrolium? të ndalojë shpërthimet nëntokësore per kërkimin e naftës, si pasojë e të cilave u rrezikohet jeta e ju janë dëmtuar shtëpitë. Për të parë më nga afër gjendjen e grevistëve, ka shkuar edhe prefekti i qarkut, Xhevit Bushaj. Por ai nuk është mirëpritur nga grevistët, të cilët e kanë dëbuar jashtë ambienteve, ku po mbahet greva e urisë. Banoret e Zharrëzes janë shprehur të revoltuar për indiferencën e treguar nga pushteti lokal, ndaj shpërthimeve në këtë zonë naftëmbajtëse, duke mos i mbështetur banorët, për të kërkuar të drejtën e tyre. Sipas banorëve, shpërthimet e puseve të naftës në Marinzë të Fierit, janë vetëm pjesa e radhës e një serie shkeljesh, problemesh, dëmesh dhe përplasjesh që ka shkaktuar kompania ?Bankers Petrolium? në këtë zone naftëmbajtëse. Ndërkohë, protesta ekstreme është mbështetur nga dhjetëra banore te tjerë, qe ndodhen në ambientet e jashtme të lokalit ku ndodhen 10 grevistet.

Recommended