Report TV - Selitë, punimet e rrugës, Veliaj: Zgjidhet problemi për 20 mijë banorë

  • 7 years ago
Problemet disa vjeçare të rreth 20 mijë banorëve të Selitës me rrugën me gropa, baltën, pluhurin dhe ujërat e zeza do të marrin fund shumë shpejt.

Bashkia e Tiranës ka nisur investimin për rikonstruksionin e plotë të rrugës së ?Zallit? me një gjatësi 1.3 km në Njësinë 5, ku veç shtrimit të saj do të ndërhyhet edhe në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha apo edhe sinjalistikë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nënvizoi se ky investim do ta integrojë edhe këtë pjesë infromale të Tiranës me pjesën tjetër të qytetit, sa i përket infrastrukturës rrugore.

?Mund të ketë shumë stinë, stinë festash, stinë dimri, për Bashkinë e Tiranës ka vetëm një stinë, stina e punës. Megjithëse kemi hyrë në javën e fundit të vitit, në fakt po fillojmë një investim të ri, po fillojmë një punë të re në një zonë informale?, tha kryetari Veliaj.

Recommended