Report TV - Oerd Bylykbashi dhe Ulsi Manja për reformën në drejtësi

  • 7 years ago
?Duan që me ligj me maxhorancë e tyre të zhbëjnë gërmën dhe frymën e nenit kushtetues, nenit 147. Kërkojnë që nëpërmjet instrumenteve të tyre të dërgojnë emra të caktuar dhe Kuvendi vetëm të miratojë. Këtë bënë sot e miratuan, ne dolëm nga mbledhja?- deklaroi Bylykbashi.

Ndërsa për përfaqësuesen e mazhorancës në komision, Vasilika Hysi, pretendimet e opozitës nuk qëndrojnë. Sipas saj, Kushtetuta është respektuar germë për germë.

Të njëjtin qëndrim ndau edhe deputeti tjetër i shumicës, Ulsi Manja. Ai theksoi se "opozita nuk është e qartë në atë që kërkon, pasi në projekt/ligj nuk ka asnjë devijim nga Kushtetuta e miratuar me konsensus".

Recommended