Report TV - Festa tek këndi i fëmijëve,Veliaj: Të harrojmë ç'ndodhi, ecim para

  • 7 years ago
Është inauguruar sot nga Bashkia e Tiranës këndi i lojrave për fëmijë tek parku i liqenit artificial, ku kryetari i saj Erion Veliaj ka thënë se duhet të harrojmë gjithçka çfarë ndodhur dhe të ecim përpara.

Veliaj ka shtuar se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë punën e saj për projektet e tjera për fëmijët dhe qytetarët e Tiranës dhe se ky inaugurim nuk është karshillëk që i bëhet atyre që e kundërshtuan, por është një mundësi e mirë që gjithkush të kontribuojë për qytetin.

?Unë e Bashkia do shohim përpara, i di të gjithë kundërshtitë e debatet por sot duhet te jemi të bashkuar. Ndodhi çfarë ndodhi, unë i fal. Inatet e të rriturve nuk duhet të pengojnë zhvillimin e Tiranës, projektet e fëmijëve. Për të gjithë ata që donin referendum ky është referendumi më i mirë. Puna në Tiranë duhet të vazhdojë. Nuk ka asnjë kafe, nuk është prerë asnjë pemë, të mos bëjmë histeri, të lëmë ata që duan të punojnë. Të vijnë e të mbjellin pemë, të bëjnë lodra, më mirë të bëjmë garë ku secili të mund të punojë sesa me stërkëmbësha. Tek fëmijët nuk duhet të ketë ngjyrime politike. Sherret e politikës ti bëjmë në Kuvend, qytetin t?ia lëmë qytetarëve. Ky nuk është moment për hakmarrje apo karshillëk. Sot të përveshim mëngët për punët e tjera. Kjo ishte dhurata e Bashkisë së Tiranës për ju? tha Veliaj.

Nga ana tjetër, ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar për ndërtimin e këtij këndi lojrash dhe ka theksuar se fëmijët janë prioritet i Bashkisë së Tiranës e cila do të ndërtojë kënde të tjera.

?Faleminderit stafit të Bashkisë, uroj që Tirana të na gjejë të bashkuar, të harrojmë zënkat e të punojmë për fëmijët. Bashkia ka vendosur prioritet fëmijët, pasi ato janë e ardhmja. Punimet u bënë pas çdo shkatërrimi. Më e fortë është shumica e heshtur e njerëzve të drejtë se pakica e zhurmshme e atyre? tha Veliaj.

Qindra fëmijë kanë mbërritur tek këndi i lojrave për ta shijuar atë duke festuar kështu në mënyrën më të mirë të mundshme 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Ky kënd, që nisi të ndërtohej nga Bashkia e Tiranës do të jetë falas për të gjithë fëmijët, ndërkohë që do të menaxhohet nga Agjencia e Rekreacionit.

Recommended