Report TV - "Droga në Greqi" Çako: Balili në hetim nga policia shqiptare

  • 7 years ago
Drejtori i Policisë së Shtetit tha këtë të enjte se Klemend Balili është nën hetim nga policia shqiptare. I pyetur nëse ka një urdhër arresti Çako u përgjigj shkurt pa dhënë detaje se çështja është në hetim duke shtuar se subjekte të operacionit janë personazhe të njohur të botës së krimit.

?Operacioni për Klement Balilin është në bashkëpunim me policine greke dhe partenerët ndërkombëtarë është një ndër më të suksesshmit, mbart shumë më tepër përsa i përket aspektit procedurial, subjekte të caktuara kanë bërë prononcime për këtë rast?, u shpreh Çako.

Sipas Çakos operacioni antidrogë i zhvilluar në Greqi, është nga më të mëdhenjtë, në të cilin ka marrë pjesë edhe policia shqiptare. Si pjesë e grupit dyshohet se është i përfshirë kreu i shërbimit të transportit rrugor të Sarandës Kelmend Balili. Ai tha se hetimi vazhdon për të gjithë personat e përmendur në këtë rast.

?Kam dijeni, është operacion i përbashkët me policinë amerikane të drogës, DEA-n, policinë greke dhe disa partnerë. Është një nga operacionet me të suksesshëm në luftë kundër krimit të organizuar. Ka shumë më shumë se sa thuhet në aspektin investigativ. Është bërë shumë zhurmë për këtë gjë. Subjektet nuk mund t?i komentoj për shkak të hetimit dhe karakterit që ka çështja. Janë hetime, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Janë personazhe të botës së krimi?, deklaroi sot Çako.

Recommended