Report TV - Po ndante çmimet, vdes në skenë kompozitori i njohur Jorgo Roze

  • 7 years ago
Një ngjarje e dhimbshme dhe e pazakontë ka ndodhur në Festivalin e 46 të këngës për fëmijë në Gjirokastër.

Kryetari i jurisë së festivalit për fëmijë Jorgo Roze humb jetën në skenë fill pas dhënies së çmimit të tretë, pa arritur të ndajë çmimet e tjera.

Ngjarja e rëndë ka tronditur spektatoret dhe pjesëmarrësit e pranishëm sidomos fëmijët që prisnin me emocion vlerësimin e çmimeve të këngëve që kanë performuar në skenë.

Koret e fëmijëve të mbledhur në të dy anët e skenës, janë frikësuar tej mase duke krijuar një panik të pazakontë aq sa kanë plasur të qarat tek ta apo dhe ulërimat.

Roze, 75 vjeçar, ka dhënë shpirt në skenë duke mos patur asnjë mundësi shpëtimi nga ana e instrumentistëve të orkestrës që u gjendën pranë.

Gentian Selfo njëri prej muzikantëve dhe kompozitorëve në festival, ka qenë i pari që është afruar tek trupi i të ndjerit për t'i dhënë ndihmën fillestare duke i kryer frymëmarrje artificiale si dhe ushtrime fizike.

Recommended