Adoleshenti vret veten live në Facebook me pushkën e Babait

  • vor 7 Jahren
Një djalë vetëm 19 vjeç nga fshati Safran në Turqi kreu një vetëvrasje me pushkën e babait të tij. Ai e publikoi ngjarjen direkt në rrjetin social Facebook në një video live. Neslihan Yilmaz, kishte një vit që ishte lidhur me një vajzë të quajtur Oguzhan Kaloglu por raportohet se vajza e kishte lënë.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje, djali ishte pikëlluar jashtë mase dhe vendosi të kryente aktin ekstrem. Pasi dëgjuan krismën, prindërit e djalit u futën në dhomën e tij duke e gjetur në dysheme në mes të një pellgu gjaku. Djali u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti të shpëtonte pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Një ngjarje e tillë ekstreme është vërtetë tragjedi pasi nuk ia vlen të humbësh jetën për një njeri tjetër. Deti është plot me peshq dhe jeta duhet jetuar. Mendoni pozitivisht!

Empfohlen