PD: Venecia konfirmoi qëndrimin tonë

  • 7 years ago
Partia Demokratike e ka përshëndetur përgjigjen e Komisionit të Venecias për ligjin e Vettingu-t duke vlerësuar se opinioni konfirmon qëndrimin e saj, se procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet bërë vetëm nga organet kushtetuese.

Në një deklarate pas publikimi të opinionit, selia blu i referohet Paragrafit 64 në të cilin thuhet se grupi i punës, i cili ka rolin kryesor në kontrollin e figurës dhe që përbëhet nga personel sigurie, të funksionojë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve të rivlerësimit dhe që të gjitha materialet në dispozicion të grupit të punës duhet të jenë në dispozicion të tyre.

"Ky konkluzion themelor i Komisionit të Venecias konfirmon tërësisht qëndrimin e se, se; procesi i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet vetëm nga organet kushtetuese të rivlerësimit, dhe se çdo organ tjetër qeveritar duhet të veprojë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese të rivlerësimit Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve dhe Kolegji i Apelimit. E thënë qartë, paragrafi 64 i Opinionit të Komisionit të Venecias, sanksionon se vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet jo nga Kryeministri, por nga organet kushtetuese të rivlerësimit."

Partia Demokratike shprehet se Komisioni i Venecias në paragrafët 46 dhe 58 çmon se është Gjykata Kushtetuese që duhet të vlerësojë nëse organet kushtetuese të rivlerësimit, kanë kontrollin e plotë mbi organet qeveritare, si kusht që ligji të jetë në përputhje me nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane të të Drejtave te Njeriut.

Për këtë ajo nxit këtë Gjykatë që të përfundojë në një kohë të shkurtër shqyrtimin e kushtetueshmërisë së ligjit të Vettingut, sipas të gjithë çështjeve të ngritura në kërkesën e sa.

Tv Klan

Recommended