Rezultat kokë më kokë në Maqedoni, Gruevski me avantazh të lehtë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevkit rezulton te jete partia me e votuar ne Maqedoni, por me nje diference shume te ngushte me LSDM-ne e Zoran Zaev. Sipas te dhënave zyrtare te Komisionit te zgjedhjeve, forca politike e ish-kryeministrit ka marre 38.06 perqind te votave, përkthyer ne 51 mandate ne parlamentin e ri, ndërsa Zaev 36.69 përkthyer ne 49 mandate. Ne radhët e shqiptareve ka patur surpriza, pasi BDI edhe pse ka dale force e pare ka humbur shume terren ne krahasim ne zgjedhjet e fundit te 2014. Forca e Ali Ahmeti ka fituar 10 deputete, sipas rezultateve ende paraprake, pasuar nga Lëvizja Besa, qe arrin te marre plot 5 deputete. Aleanca per shqiptaret do te kete 3 deputete ne parlamentin e ri, ndërsa PDSH-ja e Menduh Thaçit rezulton forca e fundit ne radhët e shqiptareve me vetëm 2 deputete. Sipas tyre rezultateve, bazuar ne te gjithe skenarët, shqiptaret do te jene decizive ne formimin e qeverise se re. Por përfaqësues te Bashkësisë Ndërkombëtare, qe kane preferuar te mbeten anonime, te cituar nga mediat nga Maqedoni kane parashtruar idenë e nje qeverie me baze te gjere, ku te jene te përfshira te gjitha forcat politike me ndarje pushteti bazuar ne rezultatet e marra ne këto zgjedhje. Nje qeverie e tille do te kishte nje mandat vetëm 2-vjeçar deri ne zgjidhjen e te gjitha problemeve te brendshme dhe te jashtme te vendit.

Recommended