Komisioni i Reformës Zgjedhore, Balla kërkon shtyrje - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ato pak mbledhje rutinore, produkti i komisionit të reformës zgjedhore ka qenë nul. Mandati i caktuar nga Kuvendi mbaron në fund të dhjetorit dhe në këto kushte, bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore Taulant Balla kërkon shtyrjen e afatit të punës. Deputeti socialist risolli ne vëmendje propozimet e partisë që përfaqëson: votimin e emigrantëve dhe depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Sipas tij, për këtë të fundit është dhënë edhe mbështetja nga Prezenca e OSBE-së. Ndërkohë që ripërsëriti qëndrimin kundër kërkesës së opozitës për financim vetëm nga buxheti i shtetit të partive politike. Por edhe për listat e hapura, te kërkuara nga LSI. Shqiptarët do thirren të votojnë më 18 Qershor 2017, ndërkohë që në tavolinën e Komisionit të reformës zgjedhore, përveç rekomandimeve të OSBE/ODIHR, janë edhe propozimet e partive politike.
Recommended