Gramsh, një i vdekur e tre të plagosur në aksident - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjetër kanë mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Gramsh-Trashovicë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04.30 të mëngjesit kur automjeti tip Ford i drejtuar nga Elson Metani, ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Goditja ka qenë fatale për njërin nga pasagjerët Agim Metani 57 vjeç, babain e shoferit, i cili ka ndërruar jetë menjëherë. Ndërsa Elson Metani-31 vjeç, Algert Miraka-36 vjeç dhe Adi Metani-27 vjeç, kane marrë plagë të rënda. Ata janë dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Gramshit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Te mbijetuarit e aksidentit i pohuan policisë se po udhëtonin drejt Gramshit, por në një nga kthesat e fshatit Trashovicë, shoferi ka humbur kontrollin, si pasoje e lagështisë ne rruge.

Recommended