Report TV - Gjen vdekjen pasi ra nga pallati fqinja:E hodhi burri nga dritarja

  • 8 years ago
Një grua ka humbur jetën pasditen e kësaj të shtune në lagjen "Kryengritja" të qytetit të Fierit, pasi dyshohet se është hedhur nga bashkëshorti, nga kati i katërt i apartamentit ku banonte.

Viktima është identifikuar Liljana Ruko, 42-vjeç, e cila ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa policia ka shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen të shoqin e saj, Fredi Ruko.

Burime pranë policisë së Fierit bëjnë me dije se mes çiftit ka pasur një sherr të çastit dhe dyshohet se autor i krimit është burri, duke hedhur poshtë kështu pistën e vetëvrasjes. Versioni i policisë konfirmohet edhe nga fqinjët e familjes Ruko, të cilët janë bërë dëshimitarë të këtij krimi tronditës.

Recommended