Report TV - SHBA merr në dorë luftën kundër drogës e korrupsionit
  • 7 years ago
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shtojnë prezencën dhe rolin e tyre në Shqipëri, me ekspertë të të gjitha fushave, me trajnime, pajisje dhe monitorin, sa i takon luftës kundër drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kështu parashikon marrëveshja e fundit mes Shqipërisë dhe SHBA, e cila është dërguar për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Marrëveshja ndryshon paktin Shqipëri-SHBA, për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit, nënshkruar më 1 korrik 2015.
Recommended