Dy të arrestuar për aksidentin në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarja e rëndë në Lungomaren e Vlorës, ku humbi jetën i riu Kristo Panajoti, ka çuar në pranga dy persona. Përgjegjës i sigurimit teknik te firmës ndërtuese, Ilirian Tahmazi dhe inxhinieri zbatues i projektit Tomorr Cena, akuzohen nga policia për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Mungesa e plote e tabelave dhe pajisjeve te tjera qe paralajmërojnë shoferet dhe kalimtaret per punimet ne rruge, sipas hetuesve, çuan ne aksidentin tragjik. Por të dielën, polica arrestoi edhe drejtuesin e mjetit ?BMW X6?, 21-vjeçarin Petraq Beja, qe ishte shok me viktimën. Beja akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit, pasi ka qene me shpejtësi, duke humbur kontrollin e makinës. Mbrëmjen e së shtunës, gropa e hapur në mes të rrugës, në dalje të qytetit të Vlorës , ku po ndërtohet ?Lungomare?, u bë shkak për aksidentin, ku humbi jetën 18-vjeçari, Kristo Panajoti.

Recommended