Report TV - Tiranë,po kalonte në vijat e bardha 14-vjeçari aksidentohet nga urbani

  • 7 years ago
Tiranë-Një 14-vjeçar është plagosur ditën e sotme në kryeqytet, pasi është përplasur nga autobusi i linjës së Shkozës, teksa po kalonte në vijat e bardha.

Aksidenti ka ndodhur te Ministria e Jashtme. Autobusi me targa TR 7122 U me drejtues A. K. ka aksidentuar 14-vjeçarin me inicialet E.B, i cili është dërguar në spitalin e Traumës i plagosur.

Policia ka ndaluar shoferin e autobusit për ta marrë në pyetje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Recommended