Imzot George Frendo: Në shpirt ndihem shqiptar, mos e braktisni vendin!

  • 8 years ago
Një ditë pas emërimit nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, Arqipeshkëvi i ri i Tiranë- Durrës, Imzot George Frendo, i cili në shpirt u deklarua shqiptar, ftesën e para ia drejtoi veçanërisht të rinjve për të mos braktisur vendin e tyre.

Ashtu si edhe paraardhësi, Imzot Rrok Mirdita, edhe ai do të ndjekë të njëjtën rrugë, të nxisë harmoninë mes besimeve fetare.

Nisur nga eksperienca personale, i rritur jetim dhe në varfëri, Imzot George Frendo kërkoi më shumë vëmendje ndaj pakicave siç është komuniteti rom dhe jetimëve e të pamundurve.

Përmes një mesazhi, Presidenti i Republikës Bujar Nishani në emër të qytetarëve shqiptarë uroi Imzot George Frendon për detyrën e arqipeshkëvit të ri të Tiranë Durrës, duke shprehur bindjen se nën kujdesin dhe drejtimin e tij, roli i Kishës Katolike do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e bashkëjetesës fetare.

Recommended