Opinion - Shqiptaret dhe modeli qe zgjedhim! (20 shtator 2016)

  • 8 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN

Të ftuar: Berat Buzhala, Albatros Rexha, Floriana Garo, Turjan Hyska, Mark Marku, Zefina Hasani, Greta Koçi, Einxhel Shkira, Lidhje të drejtpërdrjetë me Noizy

Emisioni Opinion ka si temë të mbrëmjes modelet që zgjedh shoqëria shqiptare dhe kush aktorë socialë kanë më tepër dominancë për t?i krijuar ato. I ftuar në studio, drejtuesi i portalit ?Express? Berat Buzhala tha se lajmi për këngëtarin e muzikës rep Noizy është lexuar çdo lajm i hedhur me emrin e tij nga 3 milion herë. Ndërsa për ironi ai është pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu se sa herë lexohen shkrimet e hedhura për Isa Mustafën, kryeministër i Kosovës, Buzhala shoqëruar me humor, tha: se shkrimet e tij në portalin që drejtoj lexohen veçse tre herë. Buzhala ka shpejguar se grupmoshat më të lexuara varojnë kryesisht në fashon e 18 deri në 34 vjeç.
Për analistin Mark Marku, media shqiptare duhet të udhëhiqet nga sensi i etikës profesionale, sepse sipas tij, pasqyrimi i çdo ngjarjeje të rëndë, imazhet e forta, kanë efekte sociale. Pamjet si vrasje dhe krimet kanë efekte, sipas Markut, te kategori të pambrojtura si fëmijët. ?S?mund të kem interes unë që të shosh me pamje një grua të vdekur, në televizion. Ka një etikë që të ndalon si media të japësh pamje vrasjesh, njoll gjaku. Sepse ka efekte sociale, sidomos te fëmijët, te kategori të pambrojtura psikologjikisht?-tha Marku.
Për Albatros Rexhaj, situata në shoqërinë shqiptare shfaqet shumë e nderë, në emisionin Opinion në TV Klan, tha se shkollat tona nuk kanë psikolog, në vendin e punës nuk ke psikolog. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se ne jemi anash botës, ne në fakt po na vinë në mënyrë traumatike të gjitha përnjëherësh, bota i ka kaluar këto, dhe i menaxhon këto kriza.
Sipas moderatores Floriana Garo, kur këngët dhe sherret mes këngëtarëve bëhen thjesht për famë, modeli është shumë i gabuar. Modeli, sipas Garos, vjen nga pasqyrimi i gabuar i medias i disa ngjarjeve. ?Ne bombardohemi vetëm me këto lajme, showbizi, sherre banale, në çdo portal?-tha moderatorja. Sipas Garos përgjegjësia është e medias që pasqyron çdo lloj modeli e personazhi me prirjen për të kapur audiencë por jo ushqyer atë me tema si sporti apo kultura.
Këngëtarja Greta Koçi e ftuar në emisionin Opinion në lidhje me modelet që krijohen në shoqërinë shqiptare, në lidhje me këngëtarin Noizy, kë theksuar se ai është një karakter, një personazh. Sipas Koçit, Noizy, është një këngëtar që e imitojnë, me mjekër, me syze, në shikim dhe në çdo lloj gjëje.
Për shkrimtarin Albatros Rexhaj këto modele në shoqërinë shqiptare, kryesisht këto grupet rep që edhe po reklamojnë jetë dhe element të dhunshëm në shoqërinë shqipfolëse, dashje pa dashje, po rikrijojnë shqiptarin bashkëkohorë. ?Po rikrijojnë në mënyrë të pavarur prej mediave, prej universiteteve, tërësisht autonom prej prindërve, si dhe prej njerëzve të ditur, në njëfarë mënyre, ata po rikrijojnë vetveten. Në një a...

Recommended