Aksident, humbin jetën 2 policë, 3 të plagosur - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishin duke u kthyer nga nje ceremoni mortore, por udhëtimi per ne shtëpi me makine rezultoi tragjik, për dy policet e burgut te Drenovës, Fatmir Islami dhe Agim Beshi. Aksidenti fatal ndodhi ne aksin rrugore Korçe-Bilisht ku per pasoje 2 persona humben jetën, ndërsa tre te tjerë janë ne gjendje te rende shëndetësore. Makina me te cilën udhëtonin punonjësit e policisë, ishte nisur nga fshati Pojan ne drejtim, te Korçës. Ne kryqëzimin e Plasës, si pasoje e një devijimi te gabuar, mjeti është përplasur me nje furgon mallrash. Por dyshohet te ketë ndikuar edhe shpejtësia e madhe e dy mjeteve. Dëshmitaret ne vendngjarje tregojnë se ky aks rrugor është i rrezikshëm per udhëtaret dhe se janë regjistruar disa aksidente me pare. Burime te policisë sqarojnë se punonjësit e burgut te Drenovës, po ktheheshin nga ceremonia mortore e kolegut te tyre, qe kishte ndërruar jetë, si pasoje e nje sëmundjeje te rende. Tre te plagosurit ndodhen ne gjendje kritike ne spitalin e Korçës. Ndërkohe, drejtuesi i automjetit Neshat Aldashi është transportuar drejt spitalit te Traumës ne Tirane, për mjekim te specializuar.

Recommended