Report TV - Emërimi, Dom Ernest Troshani kremton meshën e parë si kardinal

  • 8 years ago
Është zgjedhur një nga festat e veçanta që ka metropolis veriore, ?Zoja e Shkodrës? pajtorja e Shqipërisë që Kardianli eminenca Ernest Troshani të kremtojë meshën e tij të parë nën petkun e kardinalit.

Nga katedralja e ?Shën Shtjefnit? eminenca Troshani bëri thirrje për lutje për të gjithë njerëzit pavarësisht përkatësieve fetare e kombëtare.

Pas meshës, kardinali Ernest Troshani ka ndarë me mediat emocionet e kësaj meshe ndërsa ka theksuar se nuk e kishte menduar kurrë që do të drejtonte meshën kushtuar pajtores së qytetit si kardinal

Presidenti i konferencës ipeshkvnore Imzot Angjelo Massafra ka theksuar përpara besimtarëve të klrishterë, se me emërimin e kardinalit Ernest Troshani janë nderuar të gjithë ato që kanë vuajtur gjatë periudhës së erret komuniste.

Recommended