Report TV - PD frikë nga humbja në Kolonjë s'nxjerr kandidat, ia lë Agron Dukës

  • 8 years ago
Partisë Demokratike duket se po i kthehen në makth sfidat zgjedhore. Pas disfatës në Dibër, Partia Demokratike befas u gjend para një sfide të re, zgjedhjeve për Bashkinë e Kolonjës, për shkak të ndarjes nga jeta të kryebashkiakut, Arben Malo. Por, kur pritej që Partia Demokratike të ndryshonte strategji dhe të mobilizohej për zgjedhjet në Kolonë, ka ndodhur e pabesueshmja.

Opozita ka vendosur t?ia dorëzojë bashkinë Agron Dukës. Për herë të parë në Kolonjë nuk do të ketë përballje mes PD dhe PS, por mes PS dhe PS. Sipas burimeve, për zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë nuk do të ketë një kandidat të Partisë Demokratike, Zona ku do të zhvillohen zgjedhje, për shkak të ndarjes së parakohshme nga jeta të kryebashkiakut të Kolonjës, i është lënë Partisë Agrare të Agron Dukës, një aleat i ri i Partisë Demokratike në opozitë, por që është përfshirë në politikë si mbështetës i Partisë Socialiste. Kjo është një lëvizje që i jep mundësi Partisë Demokratike të mos ekspozohet aq shumë ndaj ndonjë rezultati negativ në Kolonjë, që në fakt nuk do të përbënte surprizë.