Report TV - Bebe Rexha flet shqip: E lumtur që jam shqiptare, më shihni në koncert

  • 8 years ago
Ditën e djeshme mbërritjen në aeroportin ?Nënë Tereza? të Tiranës këngëtarja dhe kompozitorja me famë botërore Bebe Rexha e ka përjetuar me gëzim.

Ajo është pritur nga një grup të rinjsh të kryesuar nga vajza e kryetarit të kuvendit Ilir Meta. "Jam e lumtur që jam në Shqipëri", ka thënë ajo.

E lindur në një familje shqiptare në Amerikë, Bebe Rexha nuk e ka harruar as gjuhën shqipe as të afërmit e saj: ?Jam e lumtur që jam në Shqipëri.

Jam krenare që jam shqiptare?, është shprehur e emocionuar Bebe Rexha në gjuhën shqipe, duke u shprehur më tej se ?Do të më shihni në koncert!?.

Koncerti i këngëtares Bebe Rexha do të jepet sot në orën 6.00 të mbrëmjes në sheshin ?Nënë Tereza? në Tiranë.

Recommended